Veliaj: Faleminderit që na ke frymëzuar edhe në kohë të vështira

Poetja dhe autorja e teksteve të dhjetëra këngëve të njohura Zhuliana Jorganxhi është vlerësuar me medaljen “Mirënjohja e qytetit” nga Bashkia e Tiranës, në ditën e 75-vjetorit të saj të lindjes.

Në pritjen e organizuar nga bashkia ku ishin të pranishëm disa artistë, kryebashkiaku Erion  Veliaj u shpreh se Zhuliana Jorganxhi është kujtimi i pastër i fëmijërisë së tij dhe se ajo ka qenë frymëzim gjithnjë në kohë shumë të vështira, kur fjala përzgjidhej jo vetëm për të frymëzuar, por edhe për të mos u censuruar.

Tv Klan