Heldi Valikaj merr të artën, Redia Dauti fiton argjend

Medalje për sportistët shqiptarë në Kampionatin Ballkanik U20 që u zhvillua në Stamboll. Heldi Valikaj mori të artën në kërcim së gjati.

Atleti shqiptar kërceu 7 metra e 35 centimetra në provën e tij më të mirë. Në garën 3 mijë metrave me pengesa Redia Dauti u rendit e dyta me kohën 10 minuta, 27 sekonda e 28 të qintat.

Medalje argjendi dhe rekord kombëtar për moshat.

Tv Klan