Do t’i shiste pajisje të shtrenjtë një mjeku shqiptar

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me zhdukjen misterioze të italianit Davide Pecoreli në vendin tonë. Sipas mediave italiane, pak ditë para se ai të udhëtonte drejt Shqipërisë ka biseduar me një mikun e tij se do të takonte një mjek shqiptar për t’i shitur një pajisje mjekësore.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një lazer të teknologjisë së fundit, vlera e të cilit përllogaritet në rreth 70 mijë Euro. Por policia shqiptare nuk ka siguruar ndonjë të dhënë mbi këtë takim, apo të ketë gjetur edhe emrin e mjekut me të cilin mund të ketë rënë dakord Pecoreli.

Davide Pecoreli u zhduk mesditën e 6 Janarit, pasi më herët kishte komunikuar me bashkëshorten shqiptare dhe kolegë, pa treguar ndonjë shqetësim. 45-vjeçari qëndroi për dy net në një hotel në Pukë dhe po kthej nga një rrugë e vjetër në zonë, duke ndryshuar drejtimin.

Sipas prokurorisë dhe policisë shqiptare zjarri në makinë ka qenë aksidental. Për zbardhjen e kësaj ngjarje, në vendin tonë kanë mbërritur edhe hetuesit italianë, që kanë parë nga afër vendin ku u gjet makina e djegur.

Tv Klan