Gostivar_nxenesitProblemet e nxënësve të helmuar të Gostivarit si duket nuk kanë përfunduar me shërimin e tyre dhe daljen nga spitali. Mediat maqedonase të afërta me qeverinë duke u bazuar në vlerësimet e ekspertëve juridikë, paralajmërojnë padi penale ndaj nxënësve. Sipas tyre, kjo vjen pas rezultateve të analizave të Mjekësisë Ligjore, të cilat konstatuan se në gjakun e nxënësve nuk është gjetur prezencë e substancave kimike, raporton gazeta “Lajm”.

Deklaratat e bëra në media se ishin helmuar me gaz tashmë po u kthehen në boomerang këtyre nxenësve. Fjala e fundit i mbetet prokurisë maqedonase nësë do të ngrejë akuzë për mashtrim ndaj këtyre nxënësve, apop jo? Mediat maqedonase thonë se nëse kjo situatë ka qenë e fabrikuar, atëhere ka prapavijë politike. Ndërsa në aspektin juridik, mashtrimi përbën vepër penale”, ka deklaruar eksperti juridik, Nikolla Tupançievski duke komentuar rastin e Gostivarit.

 

Redaksia/E.Gj