Terapia e parë e modifikimit të gjeneve do të ofrohet nga shërbimi shëndetësor britanik duke shënuar një hap revolucionar për pacientët.

Kjo terapi do të përdoret si një kurë potenciale për një nga sëmundjet e çrregullimit në gjak, beta talaseminë.

Qelizat staminale që prodhojnë gjak do të merren, riprogramohen për të korrigjuar sëmundjen dhe do të rikthehen në trupin e pacientit. Kjo do të kursejë trasfuzionin e gjakut që bëhet çdo 2-5 javë.

Pacientët me beta talasemi nuk arrijnë të prodhojnë mjaftueshëm hemoglobinë, proteina që u jep qelizave të gjakut ngjyrën e kuqe dhe që transporton oksigjenin në trup.

Kjo sëmundje gjenetike shkaktohet nga një keqfunksionim i organizmit për  të prodhuar hemoglobinën. Ajo shkakton lodhje, dobësi, probleme me frymëmarrjen si dhe ndikon në jetëgjatësinë e personit.

Ideja e modifikimit të gjeneve është që bëhet vetëm një herë, duke i shpëtuar pacientët nga transfuzionet që duhet të kryhen përgjatë gjithë jetës./tvklan.al