Pa kaluar as tre muaj nga denoncimi i skandalit të kompanisë Euroteam që hidhte mbetje spitalore në lumin Erzen, emisioni investigativ Stop në TV Klan ka sjellë një tjetër rast se si medikamente të skaduara janë hedhur sërish në këtë lumë.

Ishte një banor I zonës, ai që lajmëroi për skandalin e hedhjes së medikamenteve të hedhura në lumë. Ende nuk dihet se cila kompani farmaceutike i ka hedhur ato.

Gazetarët njoftuan policinë,  prokurorinë dhe të gjitha instancat që mund të ndihmojnë në hetimin dhe zbardhjen e këtij skandali,

Sipas ambientalistit Sazan Guri këto mbetje medikamentesh janë shumë të rrezikshme për jetën e qytetarëve, deri edhe vdekjeprurëse.

Autoritetet vijojnë hetimet edhe për rastin e ndotjes nga kompania Euroteam. Pas publikimit të skandalit, administratorja e kompanisë  Mirela Topulli ushtroi dhunë mbi gazetarin e emisionit stop. Ndaj saj nisi një procedim penal më akuzën për goditje për goditje për shkak te detyrës, dhe për shpërndaje të mbetjeve kimike të rrezikshme si dhe të ndotjes së ambientit.

Tv Klan