Mediu: Mungesa e gjykatave po cënon demokracinë në Shqipëri

“Të ulemi për zgjidhje, sepse qeveria ka gjithçka nën kontroll”

Mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë, opozita shqiptare e çon deri në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Në punimet e mbajtura në parlamentin gjerman, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se mbrojtja e të drejtave të njeriut, lufta kundër korrupsionit dhe ruajtja e sistemit ‘check and balance’ janë të cënuara në një vend ku mungojnë gjykatat dhe gjithçka është në dorë të qeverisë.

“Sot ne kemi një situatë të tillë që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri. Gjykata e Lartë ka ndalur funksionimin e saj dhe kjo mund të shtrihet edhe te gjykatat e Apelit. Ndaj pyetja është: Si do t’i mbrojmë ne të drejtat e njeriut? E gjithë situata tashmë është nën kontrollin e qeverisë. Kështu mund t’i themi: “Lamtumirë” luftës kundër korrupsionit dhe mund t’i themi “lamtumirë” sistemit kushtetues check and balance”.

Mediu apelon për uljen në tryezë dhe gjetjen e zgjidhjeve.

“Nuk e besoj që asnjë nga vendet e pranishme këtu nuk ka Gjykatë Kushtetuese, apo Gjykatë të Lartë. Po përse në Shqipëri po lejohet? Pse Shqipëria nuk ka Gjykatë të Lartë? Këto janë pyetje që kanë nevojë për përgjigje dhe jo të vazhdohet me rutinën e mbrojtjes së diçkaje që nuk funksionon, apo më e pakta të ulesh dhe ta korrigjosh atë në të mirë të qytetarëve. Nuk besoj se po e kthejnë vendim tim në një lloj eksperimenti”.

Kreu i republikanëve theksoi se nëse OSBE vëzhgon zgjedhjet dhe bën rekomandime, atëherë është e domosdoshme që ajo të ndjekë zbatimin e tyre, e në mënyrë të veçantë blerjen e votës, influencën e krimit të organizuar në zgjedhje dhe kapjen e shtetit, të cilat ai i cilësoi si rrezikun më të madh, veçanërisht në Shqipëri.

Tv Klan

Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*