Ministrja e Integrimit Evropian Ermelinda Meksi deklaroi se raundi politik i bisedimeve në 22 tetor me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian do të fokusohet mbi reformën zgjedhore, përveç diskutimeve teknike mbi nenet e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Ermelinda Meksi: “Procesi zgjedhor është një nga shtyllat kryesore të kërkesave politike të procesit të Stabilizim Asocimit, ndaj dhe nga ana e Bashkimit Evropian këto çështje shikohen me një përparësi absolute. Ndoshta ky nuk është një ndër momentet më të përshtatshme për ta kryer këtë mision duke parë edhe debatin e përgjitshëm elektoral që ka nisur.”

Në 18 pyetjet e ndërkombëtarëve, drejtuar Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, kuvendit dhe qeverisë, shqetësimi i përbashkët, sipas Meksit, mbetet depolitizimi i procesit zgjedhor. Ermelinda Meksi tha se do të ishte mirë që kjo tryezë të ishte e fundit ku debatohej mbi çështjen:

Ermelinda Meksi: “E zgjedhjeve të diskutueshmë me komunitetin ndërkombëtar.”

Ministrja e Integrimit sqaroi se janë në rritje fondet që përfiton Shqipëria nga programi “CARDS”. Nga 52 mln euro, për vitin 2005 parashikohen 63.5 mln si dhe një linjë kredie nga Bashkimi Evropian prej 25 mln eurosh si mbështetje buxhetore për qeverinë shqiptare./tvklan.al