Ledian Memushaj do të vijojë me Benevento në Serie A. Përpjekjet e Bari për ta afruar mesfushorin e Kombëtares dështuan. Në orët e fundit u përfol edhe për interesim të Salernitana dhe Empoli, por te Benevento mendojnë se do të jetë një ndihmë për sfidën e madhe të mbijetesës së Serie A.

Ndryshoi skuadër Armando Vajushi. Mesfushori shkodran qëndron në Serie B, por kalon në huazim nga Pro Vercelli tek Avellino deri në fund të këtij sezoni. Me ekip të ri është bërë edhe Ergys Kaçe. Mesfushori është huazuar te Panathinaikos deri në fund të sezonit me opsion blerje shkruhet në njoftimin e klubit nga Athina.

Kjo është një mundësi e mirë për Kaçen pas momenteve të vështira që kaloi te PAOK Selanik. Ergys Kaçe u kërkua nga APOEL Nicosia, por reagimi i tifozëve për foton ku ai shfaqet e veshur me bluzën e UÇK-së ndaloi kalimin te skuadra qipriote.

Tv Klan