Maqedonia nuk ka parë shumë personalitete të larta politike dhe diplomatë të lartë që nga fundi i luftës në Kosovë në vitin 1999. E kyçur në mes të Greqisë në jug, Bullgarisë në lindje, Shqipërisë dhe Kosovës në perëndim e Serbisë në veri, ish-republika jugosllave me 2 milionë banorë nuk ka qenë opsioni i parë i vizitës për ndonjë lider botëror. Deri më tani. Historitë e suksesit mes politikanëve europianë janë të rralla këto kohë, aq më pak ato të Ballkanit të trazuar. Maqedonia ka shansin të bëhet një histori e tillë suksesi, por vetëm, nëse e ndryshon emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Më 17 Qershor, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe ai grek, Aleksis Tsipras nënshkruan marrëveshjen, të njohur si marrëveshja e Prespës, gati 27 vjet pas negociatave të vështira dhe grindjeve lidhur me emrin historik, Maqedoni. Shumë politikanë europianë psherëtinë të lehtësuar, ndërkohë që të tjetë, si përfaqësuesja e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas e cilësuan atë “historike”.

Menjëherë pas kësaj, Maqedonia mori ftesën për t’iu bashkuar NATO-s, e megjithëse Berlini bëri përpjekje për hapjen e shpejtë të negociatave me BE, ato u bllokuan nga Franca e Holanda dhe u shtynë me një vit. Të dyja këto hapa u panë si inkurajim për qeverinë e Shkupit dhe qytetarët e Maqedonisë për të mbështetur referendumin e 30 Shtatorit.Mazedonien Griechenland Namensstreit beigelegt Zaev und Tsipras (Reuters/A. Konstantinidis)

Shumicë e brishtë

Por siç gjërat janë tani ka një pikëpyetje të madhe. Që të ketë sukses referendumi e të ndryshohet emri, qeveria ka nevojë për një shumicë mbi 50% të votuesve që thonë “Po”. Megjithëse sondazhet e fundit të thonë se shumica do ta aprovojë marrëveshjen për emrin, çështja që shkakton ende shqetësim, është se partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE ende nuk ka vendosur, nëse do t’u thotë përkrahësve të saj të shkojnë të votojnë, edhe nëse nuk e mbështesin marrëveshjen.

Disa organizata nacionaliste kanë bërë thirrje për bojkotim të referendumit, duke shpresuar në dështimin e referendumit për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Sipas një sondazhi të publikuar më 6 shtator nga Instituti Maqedonas për Demokraci pjesëmarrja në referendum do jetë afër 46%. Edhe nëse referendumi ka sukses, parlamenti duhet të aprovojë marrëveshjen me një shumicë të cilësuar, 2/3, që është e vështirë për qeverinë aktuale ta arrijë.

Westbalkan Gipfel in London Nikola Dimitrov (Imago/A. Parsons)

Shkupin e vizitoi këtë javë Sekretari i Përgjithëshm i NATO-s, Jesn Stoltenberg. Ai e cilësoi “një mundësi historike” referendumin në një konferencë shtypi me kryeministrin Zoran Zaev. Kjo është mundësi një herë në jetë për t’iu bashkuar komunitetit ndërkombëtar, për t’u bërë anëtar i NATO-s, por më parë duhet rënë dakord ër marrëveshjen e emrit. Kancelari austriak, Sebastian Kurz qëndron të premten në kryeqytetin maqedonas në një përpjekje për të dhënë mbështetjen pozitive për marrëveshjen me Greqinë.

Vizita “historike” e Merkelit

E shtuna është dita, kur kancelarja, Angela Merkel viziton Maqedoninë. Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov u shpreh për Deutsche Wellen se kjo vizitë “dërgon një sinjal të fuqishëm në një moment historik udhëkryqi – ne kemi shansin historik të ecim përpara drejt anëtarësimit të NATO-s dhe të hapim bisedimet e anëtarësimit”. Perspektiva euroatlantike e Maqedonisë u bllokua nga Greqia në samitin e Bukureshtit në vitin 2008, për shkak të çështjes së emrit. “Kjo është e rëndësishme për Maqedoninë, por edhe për Ballkanin si pjesë e Europës”, shton Dimitrov.

Dita e vizitës së Merkelit u zgjodh me kujdes, si dita e festimeve të Ditës së Pavarësisë, më 8 shtator. Asnjëherë më parë një kancelar gjerman nuk e ka vizituar Maqedoninë, përveç një qëndrimi të shkurtër të kancelarit Gerhard Schröder gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.” Diplomati gjerman, Christian Hellbach është shprehur se “vizita e kancelares duket qartë në mbështetje të zgjidhjes së çështjes së emrit. Dhe ne besojmë se ky është një moment i diplomacisë së mirë, sepse nuk i kemi të shpeshta momente të tilla në botë apo rajon.”

Gudrun Steinacker (DW/P. Stojanovski)

Por mbështetja nuk do të mbetet me kaq. Një javë më vonë e viziton Shkupin, minstsri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, dhe më 19 e 20 Shtator do të qëndrojë ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

Ish-ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Gudrun Steinacker mendon, se kancelarja Merkel sjell një mesazh të qartë për referendumin. “Merkel me gjasë dëshiron t’i inkurajojë qytetarët e Maqedonisë për të vendosur mbi kompromisin që arritën Zaevi dhe Tsipras”, thotë njohësja e Ballkanit.

Interesi i Gjermanisë për sigurinë

Interesi i shtuar i politikanëve gjermanë mund të duket i papritur, por ai reflekton rritjen e vëmendjes së Berlinit për rajonin në kuadër të një rritjeje të influencës kineze dhe ruse në Ballkanin Perëndimor. Me Bosnje-Hercegovinën dhe konfliktet e vazhdueshme etnike, me alarmin që shkaktojnë idetë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë- duket se Maqedonia ka shansin të prezantohet si mundësia për një histori suksesi në rajonin e brishtë. “Ne jemi të gëzuar që shohim, se Maqedonia po bën përpara, sepse është në interesin tonë, interesin tonë ekonomik. Kemi edhe interesin e sigurisë për vendin tuaj që t’i bashkohet BE dhe NATO-s.”

Christian Hellbach Staatsminister Auswärtiges Amt (Deutsche Botschaft/Tirana)

Një dështim i referendumit do të mund të godiste forcat reformiste në Shkup dhe ndoshta mund të hapë hendeqe të rinj me shumicës maqedonase dhe komunitetit të madh shqiptar në vend. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka bërë të ditur, se do të largohet nga posti, në rast se referendumi nuk e miraton marrëveshjen për emrin me Greqinë. Ministri i Jashtëm Dimitrov vëren se “kancelarja nuk do të vinte, nëse do të bëhej fjalë për politikanët apo partitë. “Vizita zhvillohet, sepse referendumi është për të ardhmen e qytetarëve të Maqedonisë.”/DW