Merkel pret Mitsotakis, zgjerimi i BE në fokus të takimit

Merkel pret Mitsotakis, zgjerimi i BE në fokus të takimit

20:12 29/08/2019

Vlerëson reformat ekonomike të Greqisë

Ndër të parat vizita jashtë vendit pasi kanë kaluar 50 ditë që kur u zgjodh në krye të qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis takoi në Berlin kancelaren gjermane Angela Merkel. Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor ishte ndër temat kryesore të bisedimeve mes dy liderëve, siç theksoi edhe shefja e qeverisë gjermane.

Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë: Folëm për çështjen e zgjerimit të BE-së, për negociatat e anëtarësim të Serbisë, Malit të Zi, por edhe për të ardhmen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë.

Dy ministrat nuk specifikuan detaje për atë që biseduan. Konferencën për shtyp e përqendruan tek marrëdhëniet ekonomike, veçanërisht pas daljes zyrtarisht të Greqisë nga kriza financiare ku Gjermania dha ndihmen kryesore.

Roberto Goro, gazetar: Mitsotakis është kryeministri i pestë grek që viziton Berlinin që nga shpërthimi i krizës. Por sot kushtet kanë ndryshuar dhe kancelarja Merkel deklaroi që axhenda ekonomike tashmë mund të realizohet më lehtësisht.

Marrëveshja e Prespës, por edhe dyndja e refugjatëve drejt Europës përmes rrugës ballkanike ishin të tjera çështje që u diskutuan në këtë takim.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT