Një autobus që transportonte nxënës shkolle mori flake në periferi të Bangkok në Tajlandë.

Në një shifër të dhënë paraprakisht nga ministri i Brendshem atje deri tani 25 persona kanë ndërruar jetë, duke përfshirë fëmijë të moshës 9-10 vjeç.

19 nga 44 pasagjerët që ndodheshin në autobus u shpëtuan. Ndërsa 16 nxënës dhe tre mësues u dërguan në spital për të marrë mjekim. Mësohet se shoferi është larguar nga vendngjarje pas aksidentit.

Autobusi ishte një nga tre mjetet që transportonin fëmijë dhe mësues të cilët po ktheheshin nga një ekskursion.

Klan News