Një automjet shkrumbuar nga flakët e zjarrit rreth orës 01:00 të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim të Peqinit.

Policia thotë se makina në pronësi të 38-vjeçarit me iniciale E.D., ka qenë e parkuar në momentin që u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht.

Dyshohet se ngjarja është zjarrëvënie e qëllimshme. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët. /tvklan.al