Sulmi terrorist, që mori jetën e 28 personave në kryeqytetin turk Ankara, u mor përsipër nga një grup militant kurd i quajtur “Skifterët për Lirinë e Kurdistanit”, një organizatë e armatosur kundërshtare e Partisë së Punëtorëve Kurde.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit, militantët kurdë deklarojne së sulmi kamikaz ishte në kundërpërgjigje të operacioneve ushtarake të Turqisë në qytetet pranë kufirit me Sirinë.

Militantët e TAK ashtu si partia kurde PKK, cilësohen si grupe terroriste nga Truqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan