Një 25 – vjeçareje i kanë mbetur vetëm pak ditë jetë, pasi trupi i saj nuk ia pranoi transplantin e dyfishtë të mushkërive.

Nardya Miller, një artiste make up –i nga Brisbane e Australisë vuante nga

fibroza cistike

gjatë gjithë jetës dhe iu nënshtrua një operacioni dy vite më parë, pasi

“i kishte ardhur në majë të hundës duke luftuar një betejë që s’kishte fund”.

Tashmë ajo ka vetëm pak orë jetë, pasi trupi nuk ia pranoi organet që dikur shpresonte se do t’i shpëtonin jetën.

Në një postim në Instagram, e reja shpjegoi sesi nuk kishte hequr dorë,

“por po i linte gjërat që shkonin në rrjedhën e vet”

, ndërsa kishte edhe një kërkesë për të tjerët:

“Ju përgjërohem ta jetoni jetën në maksimum”.

Nardya Miller dhe partneri i saj

Nardya Miller dhe partneri i saj

E reja e kaloi të gjithë jetën e saj duke luftuar fibrozën cistike.

Kjo e fundit është një sëmundje genetike që shkakton bllokimin e mushkërive dhe të aparatit tretës, të cilat mbushen me mukozë të trashë./tvklan.al