Lionel Messi jo rrallëherë e krahasojnë me Zotin për atë çka tregon në fushën e lojës. Për kete është pyetur edhe Papa Françesku gjatë një interviste për një televizion spanjoll.

Ati i Shenjtë nuk ngurroi të përgjigjej, por duke dhënë mendimin e tij si kreu i Kishës Katolike dhe një i apasionuar i futbollit. Mes tij dhe gazetarit nuk munguan batutat.

Gazetari:

Për ju që i njihni të dy është sakrilegj të thuhet se Messi është Zoti?

Papa:

Në teori është një sakrilegj! Nuk mund të thuhet! Unë nuk e besoj…Ti e beson?

Gazetari:

Unë po!

Papa:

Unë jo! Njerëzit thonë “është Zoti”, si të thuash “unë të adhuroj”, është vetëm një shprehje e njerëzve, është “një Zot me topin në fushë”. Është një mënyrë popullore për t’u shprehur.

Gazetari:

Por si luan!

Papa:

Është e qartë që të jep shumë kënaqësi kur luan.

Një situatë që u kalua me humor ku Papa u tregua i kujdesshëm të mos linte hapësira për diskutim.

Tv Klan