Messi shënoi golin e sezonit



Messi shënoi golin e sezonit

20:50 09/08/2019

Tifozët dhanë më shumë vota për argjentinasin

Goli i Lionel Messi ndaj Liverpool në gjysmëfinalet e Champions League u zgjodh më i bukur sezonit të kaluar. Goditja standarde e kapitenit të Barcelonës ishte më e votuara nga tifozët në anketën e hapur nga UEFA në faqen e saj në internet që e kanë preferuar edhe në 2015 dhe 2016.

Lionel Messi kështu fitoi garën me Cristiano Ronaldo, fituesi i vitit 2018. Kësaj here portugezi u rendit i dyti me golin ndaj Manchester United në fazën e grupeve të Champions League.

Një sukses përballë rivalit të përhershëm në çmimet individuale. Në vendin e tretë u rendit Danilo. Ai shënoi në barazimin 1 – 1 të Portugalisë me Serbinë në kualifikueset e Europianit.

Tv Klan




Të ngjashme