Më shume gola se Pele me kombëtaren

Me 3 golat e Lionel Messi, Argjentina mundi 3 – 0 Bolivinë në ndeshjen e radhës për kualifikueset e Botërorit 2022.

Ylli i ri i Paris Saint-Germain vendosi kështu një tjetër rekord për futbollistët amerikano-jugorë, duke kaluar legjendën Pele për gola të realizuar me përfaqësuesen. Messi arriti kuotën 79 ose 2 më shumë se braziliani.

Lionel Messi dha spektakël përpara 25 mijë spektatorëve në stadiumin Monumental të Buenos Airesit, i hapur për publikun për herë të parë prej fillimit të pandemisë së Covid-19.

Kjo ishte ndeshja e 153 për Messi me Argjentinën. Rekordin botëror e mban portugezi Cristiano Ronaldo me 111 gola.

Tv Klan