Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka quajtur sulm terrorist prerjen e kokës së një mësuesi në periferi të Parisit. Mësohet se viktima u kishte shfaqur nxënësve të tij disa karikatura të diskutueshme të Profetit Muhamed. Ndërkohë autori i ngjarjes është vrarë nga policia. Macron tha se mësuesi u vra sepse mësoi lirinë e shprehjes.

“Ata nuk do të fitojnë… në do të veprojmë”, tha Macron.

Sulmi ndodhi të premten rreth orës 17:00 pranë një shkolle. Autori, një 18-vjeçar me origjinë çeçene nga Moska u vra pasi mbante në dorë një thikë.

Ngjarja po hetohet nga anti-terrori. Ndërkohë në Paris po zhvillohet një gjyq mbi sulmin e 2015-s nga revistës satirike Charlie Hebdo. Tre javë më parë, një person sulmoi dhe plagosi dy persona jashtë ish-zyrave të revistës. /tvklan.al