Mësuesit pa shtesat e kualifikimit nga korriku, do kalojnë me pagat e tetorit



Mësuesit pa shtesat e kualifikimit nga korriku, do kalojnë me pagat e tetorit

21:20 29/10/2020

Qeveria ka njoftuar së fundi rritjen e pagës për arsimtarët. Por një mësues denoncon në “Stop” faktin, se në muajin korrik, i është nënshtruar provimit të kualifikimit 5 ose 10-vjeçar dhe sipas rregullit, duhet të merrte 10% shtim page. Por ai thotë, se që nga korriku deri më sot nuk e ka marrë këtë shtesë.

Mësuesi: Mësuesve u llogaritet paga bazë 140 mijë lekë të vjetra. Kualifikimi është thjeshtë një provim, që japin mësuesit për shembull, kur mbushin 5 vjet, 10 vjet dhe 20 vjet. Edhe nga kjo, marrin një rritje 10%. Mësuesi: 10%-shi i 14 mijë lekëve të reja, është 14 mijë lekë në muaj.

Gazetarja: Do boshatisin arkën e shtetit?

Mësuesi: Po! Eh, normalisht! Në qoftë se mund të ngrihet edhe si shqetësim, ku paga bazë e mësuesit të 140 mijë lekëve të vjetra, më duket shumë qesharake, ku ato realisht marrin 500 apo 600 mijë lekë.

Gazetarja: Tani nga korriku po më thoni që nuk ka kaluar ky 10% nga paga bazë?

Mësuesi: Jo, jo, jo! Akoma! Iku gushti, shtatori, tani po ikën edhe tetori, besoj nuk ka ndonjë shpresë më saktë, me aq sa kemi pyetur, që të jepet!

Gazetarja: Paga ka qenë pa këtë 10?

Mësuesi: Po, po!

Gazetarja: Po si kanë dalë vitet e tjera?

Mësuesi: Pas 2 javësh dhe direkt në muajin pasardhës është marrë rroga me rritje.

Gazetarja: Arsyeja?

Mësuesi: Arsyeja? Nuk e di!

Gazetarja: Ku jeni interesuar juve?

Mësuesi: Tek zyra, tek Zyra Arsimore na kanë thënë, që s’ka dalë përgjigja akoma. Domethënë, nuk janë konfirmuar nga Ministria.

Gazetarja: Së fundmi kam parë kryeministri që ka premtuar rritje pagash…

Mësuesi: Eh, edhe ajo ha një cikë debat, se 15% i 600 mijë lekëshit, për shembull, që tha ai bruto, nuk është 60 mijë lekë, por është 90 mijë lekë, por nejse!

Gazetarja: Flitet për rritje pagash, por ju nuk keni marrë kualifikimin, çfarë kërkoni?

Mësuesi: Kërkoj, që të bëhet publikimi, të paktën të ngrihet si shqetësim, sepse krizë është, lekët nuk jepen.

Gazetarja: Nuk keni shpresa për to?

Mësuesi: Fare!

Mësuesi tregon, se ka edhe bashkëshorten në këtë profesion dhe dëmi financiar për familjen e tyre, është i konsiderueshëm. Për këtë problematikë, iu drejtuam Zyrës Arsimore Tiranë, konkretisht Zyrës së financës, ku punonjëset thonë, se nuk është kompetenca e tyre, pasi atyre nuk u ka ardhur një përgjigje nga QSHA-ja,as lista dhe as certifikata, për të ekzekutuar pagesat. Më pas gazetarja e “Stop”komunikon me një specialist të MAS, i cili shprehet, se do të interesohet dhe do ta zgjidhë sa më shpejt rastin.

Gazetarja: Nga korriku deri tani pse nuk kanë kaluar 10% mbi pagat?

Financa DAR: Ne i paguajmë ato, në qoftë se vjen certifikata nga QSHA-ja. Nuk na ka ardhur lista nga QSHA-ja!

Gazetarja: Herë të tjera si keni proceduar?

Financa DAR: Është bërë shpejt kualifikimi dhe është marrë në muajin korrik efektet financiare. Për këtë vit, për arsye të pandemisë, provimi është me vonesë dhe të gjithë kjo, ka ardhur me vonesë.

Gazetarja: Edhe shtimi në pagë me vonesë?

Financa DAR: Jo, do i marri efektet financiare tashi ai.

Gazetarja: Jemi në tetor?

Financa DAR: Po si duket, nuk e di.

Gazetarja: Nga korriku jemi në tetor?

Financa DAR: Nuk është.., nuk është kompetenca jonë kjo. E kupton?

Gazetarja: Pra ju po thoni se nuk ua ka kaluar QSHA?

Financa DAR: Përderisa neve nuk na ka ardhur një shkresë zyrtare, në zyrën tonë për të bërë pagesën e mësuesve.

Zyra Arsimore na tha që nuk ishte kompetenca për të dhënë një përgjigje, ne kontaktuam me Ministrinë e Arsimit dhe na thanë se do kenë një zgjidhje.

Gazetarja: Pwrshwndetje si jeni?

Specialisti MAS: Përshëndetje! Mirë, si jeni?

Gazetarja: Jam Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”

Specialisti MAS: Po, urdhëro Odeta!

Gazetarja: Dua t’u pyes për mësuesit që i janë nënshtruar në korrik kualifikimit.

Specialisti MAS: Po!

Gazetarja: Janë ato kualifikimet 5-vjeçare, 10-vjeçare?

Specialisti MAS: E kam idenë, çfarë janë kualifikimet.

Gazetarja: Pas çdo kualifikimi mësuesit marrin një pagë shtesë, por nga korriku deri ost nuk është shtuar?

Specialisti MAS: Do interesohem! Do e zgjidh këtë gjë, sa më shpejt! Faleminderit!

Dhe pas interesimit të “Stop”, ky rast u zgjidh. Sulejman Keta, Drejtor i kurrikulave pranë DAR Tiranë, shprehet, se përqindja e kualifikimit do t’u kalojë mësuesve me pagën e tetorit./tvklan.al




Të ngjashme