Nevojat e sektorit të turizmit për fuqi punëtore po përmbushen së fundmi nga nxënësit e shkollave profesionale, të cilët e shohin si mundësi për të ardhura më të larta e perspektivë për të ardhmen.

Në qytetin e Durrësit, të rinjtë e diplomuar në degë si Hoteleri-Turizmi shprehen se punën e kanë nisur paralelisht me arsimimin.

“Pas shkollës, jam në punë. Pagat kur është sezoni janë 1 mijë e 500 e sipër.”

Referuar shifrave, deri më tani rezultojnë të punësuar në sektorin e Hoteleri-Turizmit, Kuzhinës e shërbimeve, rreth 98 për qind e nxënësve që ndjekin shkolllat profesionale.

“Kërkesat janë të larta sa shkolla nuk i mundëson dot të gjithë nxënësit se janë të gjithë të punësuar që ditën e parë.”

Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Durrës, Amarila Thërrmija konfirmon se orientimi drejt arsimit profesional mbetet një mundësi e mirë punësimi.

“Arsimi profesional është e ardhme e sigurtë. Bëheni profesionistë të aftë dhe të mirë për Shqipërinë.”

Për të thithur sa më shumë nxënës drejt formimit profesional, dy shkollat e këtij drejtimi zhvilluan Panairin e Aftësive, me projekte dhe punime përgjatë këtij viti shkollor.

Tv Klan