Pas etiketimit si “Tomi dhe Jerry” për dy krerët e partive më të mëdha në vend, në Shkodër, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta thelloi përplasjen me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën duke i quajtur karagjozë dhe të pabesë.

Do te jemi forcë e parë sepse Shkodra dhe Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur me “Tomin dhe Jerry-n”, me këtë karagjozë. Nuk ka më kohë për t’u besuar të pabesëve. Vota më 25 qershor, për rininë dhe kundër oligarkisë

”.

Presidenti i zgjedhur akuzoi Partia Demokratike dhe atë Sociliste se duan të japin me koncesion të errëta dhe jo transparente pasuritë e Shqipërisë dhe se po e kthejnë vendin  në një gropë të mbetjeve të Europës.

“ Koncesionet dhe veprojnë me mafien italiane për ta kthyer Shqipërinë në një gropë të mbetjeve të Evropës”.

Shigjetat nuk munguan edhe për Lulzim Bashës që sipas Metës bëri në fshehtësi dhe natën listat e kandidateve për deputetë.

Ilir Meta thotë qe vendi ka një qeveri që e ka vendin në arkiv pasi po tallet me dinjitetin e shqiptarëve.

Tv Klan