Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi këtë të hënë se “do t’i përgjigjet me dekrete grushtit të shteit”. Ai zhvilloi një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp këtë të hënë, ku u pyet nga gazetarët nëse do ta ankimojë ligjin për betimin që u miratua së fundmi në parlament.

Meta tha se ka për detyrë që të mbrojë kushtetutën, siç e ka bërë deri tani dhe paralajmëroi dekrete të tjera. Ndër të tjera, kreu i shtetit, deklaroi se rendi kushtetues kërcënohet nga një grup mafioz që punon kundër interesave kombëtarë.

Gazetarja: Zoti President ju përmendët letrat që i keni drejtuar KED, di që i jeni drejtuar edhe shoqërisë civile për kompetencat tuaja. A po përgatitet Presidenti për të ankimuar këtë vendim të Kuvendit të Shqipërisë pasi nëse i referohemi eksperiencës shanset që të rishikohen dekretet tuaja pas vendimmarrjes së Kuvendit nuk janë shumë të mëdha.

Ilir Meta: Presidenti ka për detyrë grushtit të shtetit t’i përgjigjet me dekrete dhe në të ardhmen do të keni dekrete. Së dyti ka për detyrë t’i drejtohet qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të Kushtetutës. E vetmja gjë që Presidenti do të bëjë çdo gjë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë siç e ka bërë deri tani në besnikëri të plotë të gjithë angazhimeve të tij. Do të përpiqen tua largojnë vëmendjen me lloj-lloj shashkash. Kjo është çështja më e rëndësishme sot. Mbrojtja e rendit kushtetuese që cënohet nga një grup mafioz, jo nga PS sepse PS ka meritën që ka bërë Kushtetutën, por nga një grup mafioz që punon kundër interesave kombëtarë./tvklan.al