Presidenti Ilir Meta ka vijuar sërish replikat në distancë me Kryeministrit Edi Rama. Nga Vlora, ku zhvilloi një ceremoni për dekorimin e disa sportistëve të këtij qyteti, Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës.

Kreu i shtetit tha se Vlora nuk është vetëm për turizëm, por është një qytet për të trajtuar të sëmurët psikik që sipas tij është kreu i qeverisë.

“Vlora është një vend i jashtëzakonshme që ofron mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për turizëm, por dhe për të sëmurët psikik siç është Kryeministri në detyrë. Në 26 Prill Vlora do bëj më të mirën për ta trajtuar në spitalin e saj psikiatrik. Por nuk është ky problemi dhe shqetësimi. Shqetësim i është të paralajmërojmë Daminin, i cili po keqpërdoret“, tha Meta.

Më tej ai u shpreh se do të jetë në Vlorë çdo ditë deri në 26 Prill, pasi sipas tij ndodhet në këtë qytet që të mos lejojë vjedhjen e votave. I pyetur për akuzat e Ramës se takohet me subjekte të OFL-së, Meta tha se takohet me Bujar Leskajn dhe është krenar dhe nëse ky i fundit është një subjekt i OFL-së./tvklan.al