Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të komentojë shkurt opinionin final të Komisionit të Venecias këtë të premte.

“Kauza e 2 Marsit fitoi! Kushtetuta e para”, shkruan Meta në Facebook.

Komisioni i Venecias publikoi të premten opinion final në lidhje me emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Raporti justifikoi pezullimin e zgjedhjes së anëtarëve nga Presidenti Meta në datën 5 Nëntor si një mekanizëm zhbllokues kur ka veprime dashakeqee nga aktorë të tjerë në proces.

Megjithatë “Venecia” thotë që situata e Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet dialogut ndërinstitucional konstruktiv dhe bashkëpunimit mes palëve.

Kujtojmë që më 2 Mars Presidenti Ilir Meta kreu një tubim në mbrojtje të Kushtetutës sipas tij. Ai firmosi atë ditë dekretin që kthente pë rishqyrtim ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese./tvklan.al