Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar protestën e 2 Marsit që u mbajt 1 vit më parë nga ai vetë. Meta falenderon të gjithë ata persona që iu përgjigjën thirrjes së tij.

Po ashtu ai bën thirrje që misionin e nisur më 2 Mars të vitit të kaluar ta çojnë deri në fund. Kjo, sipas kreut të shtetit, mund të bëhet përmes referendumit të 25 Prillit për të kthyer siç ai thotë vetë sovranitetin e plotë të popullit ndaj të gjitha institucioneve..

“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit. Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021! Pranvera kuqezi po vjen”, shkruan Meta./tvklan.al