Meta: Po vidhet identiteti i qytetarëve në disa bashki të Korçës nga persona me rekorde kriminale



Meta: Po vidhet identiteti i qytetarëve në disa bashki të Korçës nga persona me rekorde kriminale

14:35 15/04/2021

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar këtë të enjte se persona me rekorde kriminale janë pajisur me ID false në Korçë. Sipas kreut të shtetit këta shtetas të huaj, apo edhe shqiptarë kanë vjedhur identitetin e shtetasve të tjerë pa dijeninë e tyre.

“Për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 Prillit i jam drejtuar zyrtarisht institucioneve të drejtësisë të shtetit shqiptar për të hetuar për një skandal të radhës që ka marrë përmasa ndërkombëtare duke përfshirë edhe Shqipërinë. Si president jam vënë në dijeni të disa fakteve që lidhen me veprime të paligjshme që përbëjnë vepra penale dhe që mund të kenë lidhje të rrezikojnë dhe të ndikojnë në integritetin apo rezultatin e zgjedhjeve dhe procesin zgjedhor që zhvillohet me 25 Prill. Nga të dhënat e siguruara dhe atyre të bëra publike rezulton se në disa bashki të qarkut të Korçës, kryesisht banuar nga banorë të komunitetit të pakicës maqedonas shtetas me rekorde kriminale të shpallur në kërkim ndërkombëtar  apo të përfshirë në veprimtari kriminale janë pajisur me pasaporta apo dokumente identifikimi   nga autoritetet vendore atje me të dhëna e identitetit të personave të tjerë pa probleme me ligjin. Pra duke vjedhur të dhënat e tyre.  Shtetas të huaj apo edhe shqiptarë janë pajisur me dokumente identifikimi të lëshuar nga gjendja cividle shqiptar duke vjedhur identitetin e shtetasve të tjerë me nënshtetësi maqedonase pa dijeninë e tyre. Këta persona kanë vijuar me ndjekjen e procedurave edhe në RMV dhe për shkak se mbajtjes së dy shtetësisë së personit që i është marrë identiteti janë pajisur edhe në Maqedoni me dokumente. Ky rrjet është zbuluar në disa vende europiane. Origjina rëndon edhe në autoritetet përgjegjëse. Një pjesë e tyre janë pajisur fillimisht në Korçë dhe Pustec”, tha Meta./tvklan.al







Të ngjashme