Meta: Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit

Meta: Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit

13:10 03/09/2019

Zgjedhjet e 13 Tetorit e vetmja zgjidhje për krizën

Teksa në Kuvend po mbahet Komisioni Hetimor ku po diskutohet dhe thirrja e Presidentit Ilir Meta për të dëshmuar, ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale. Meta shprehet se propaganda që po bëhet kundrejt tij, nuk ndihmon vendin për çeljen e negociatave në 18 Tetor.

“Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 Tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë”.

Sipas Kreut të Shtetit, spostimi i vëmendjes nga zgjedhjet e 13 Tetorit nuk ndihmon aspak në zgjidhjen e krizës, por përkundrazi e përshkallëzon atë.

 Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!

Më herët Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dekretet eMetës që kishte kthyer për rishqyrtim ligjet për privatizimet dhe atë për koncesionet e Partneritetit Publik – Privat.

Të dyja dekretet u rrëzuan me votat e mazhorancës, ndërsa opozita votoi në favor të pretendimeve të ngritura nga kreu i shtetit./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT