“Strategji e Serbisë për dëmtimin e Kosovës”

Ilir Meta bën përgjegjëse Serbinë si një nga aktorët që kanë nxitur aktakuzën ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Pala e humbur, pala që shkaktoi luftën, që shkaktoi dhunën, që shkaktoi geocidin dhe që ishte dhe vetë përgjegjëse për vetë krijimin e UÇK-së, si e vetmja rrugë për të fituar lirinë dhe dinjitetin njerëzor, e ka kthyer në një strategji të sajën, dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës. Strategji tepër të gabuar dhe provokative, e cila kërkon të mbajë peng të gjithë rajonin tonë”.

Meta nuk e sheh si sfidë personale të Thaçit dhe Veselit përballjen me akuzat e Gjykatës Speciale, por gjithë politikës së Kosovës.

Ndryshe nga Kryeministri Rama mendon kreu i shtetit lidhur me Gjykatën Speciale të Kosovës.

“Nuk është se kemi shkëlqyer në drejtësinë kombëtare, që të merremi me atë ndërkombëtare”.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, kreu i shtetit bëri të ditur se i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit një takim tanimë që dhe rekomandimet e “Venecias” janë përkthyer në shqip lidhur me ecurinë e procesit të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese duhet të jetë sa më shpejt funksionale”.

I pyetur, Meta hedh poshtë zërat se socialistët dhanë dakordësinë për kandidaturën e Arben Shehut në krye të KLSH si pjesë e një marrëveshje për firmosjen e Eurobondit.

Tv Klan