Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ftuar qytetarët që në manifestimin e 2 Marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të vijnë me flamurin kombëtar.

Kreu i shtetit, gjithashtu ka treguar edhe mesazhet që duhet të përmbahen njerëzit më 2 Mars.

“Për Kushtetutën! Për Shqipërinë! Jo grushtit të shtetit! Jo shpopullimit! Të gjithë të barabartë para ligjit!”, janë disa nga mesazhet që kreu i shtetit thotë se duhen dëgjuar.

Më tej ai thotë: Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave: Liri demokraci! E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Krahas postimit Meta ka publikuar edhe foton e betimit si President, për të cilën thotë: Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!/tvklan.al