Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare që do kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

“Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane”, thotë Meta.  

Liberalizimi i vizave për Kosovën, sipas Metës, është një mbështetje ndaj qytetarëve të saj por edhe një e drejtë e mohuar për ta.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, thotë Meta./tvklan.al