Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat, këtë të hënë ka deklaruar se dhuna që ndodhi në zyrat e FRD-së është një përpjekje për të minuar pluralizmin në vend.

Ai theksoi se sulmi në selinë e kësaj partie ishte planifikuar pasi letra që kërkonte lirimin e ambienteve nuk plotësonte asnjë element minimal ligjor. Meta ka deklaruar se ka shkuar në këtë seli për të verifikuar situatën, ndërsa theksoi se policia bashkiake e ka penguar që të kryejë detyrën.

“Sulmi i dhunshëm që ndodhi në zyrat e FRD-së vetëm pas marrëveshjes me PD-së është një sjellje e patolerueshme e mazhorancës. Kjo është një përpjekje për të minuar pluralizmin në vend. Ky është një sulm që bie ndesh me të gjithë parimet e së drejtës së shtetit, të gjithë veprimet e kryebashkiakut dhe zyrtarëve të tij janë kryer në shkelje me detyrën e tyre. E gjithë detyra e tij është në shkelje mbi të cilat ushtrohet detyra e tij. Minon frymën demokratike dhe barazisë para ligjit. Le të kalojmë tek faktet. Në ambientet e FRD ishte ngjitur në korridoret e saj, një letër, pa origjinë, pa nënshkrim, pa emër titullari, pa vulë, pa numër protokolli përveç një fjalë ekstra e datës 3 Mars me qëllim që ta bënin këtë të dukej si akt zyrtar për të justifikuar aktet e planifikuara. Përveç kësaj letre që nuk plotëson asnjë element minimal që t’i kërkohej FRD-së lirimin e ambienteve. Në këtë letër nuk citohej asnjë bazë ligjore apo referencë ku mbështetej ky vendim”.

Në cilësinë e kryetarit të shtetit kam ndjekur me vëmendje të gjithë situatën dhe kam vendosur për të kontaktuar jo vetëm kryetarin e FRD-së, por edhe për të parë e verifikuar situatën e paprecedentë që po ndodhet aty. Kam vendosur që të vizitoj selinë e kësaj partie. Kam kontaktuar me drejtuesit e kësaj force për të biseduar me drejtuesit për të këtë situatë. Kur jemi drejtuar tek godina dera ka qenë e rrethuar me policë bashkiakë sikur aty të kishte ndodhur një skenë flagrante krimi. Stafi i Presidentit ka kërkuar që të hapet dera për Presidentit. Fillimisht është hapur dera dhe menjëherë stafi i Policisë Bashkiake në mënyrë të dhunshme kanë shoqëruar stafin që shoqëronte Presidentin dhe disa nga drejtuesit e FRD. Ky ka qenë momenti që kam reaguar, që me veprimet e tyre kanë dashur të pengojnë presidentin e republikës për të ushtruar detyrën”, tha Meta. /tvklan.al