Ndërkombëtarët po iu rrinë mbi kokë politikanëve shqiptarë. Ndërsa temperaturat në politikën shqiptare janë rritur dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është duket kërkuar një konsensus sa i përket reformës në drejtësi, ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Në këtë bisedë telefonike, sipas njoftimit nga Kuvendi, thuhet se Meta ka informuar Knut Fleckenstein në lidhje me ecurinë e procesit të negociatave, për reformën në drejtësi që rinisën këtë mëngjes.

“Besoj në zgjidhje konsensuale”, – mësohet të jetë shprehur kryeparlamentari në bisedën me Flackenstein.

/tvklan.al