Migjen Basha mund të kthehet përsëri në Itali.

Destinacioni më i mundshëm është Bari në Serie B, sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”. Mesfushori i Kombëtares ishte pjesë e Como në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, por është nën kontratë me Luzern edhe deri në Qershorin e vitit të ardhshëm. Megjithatë nuk është aktivizuar për asnjë minutë këtë sezon. Një shenjë e qartë që 29 – vjeçari pritet të largohet.

Shqiptari pëlqehet edhe nga Avellino, një tjetër ekip i Serie B. Migjen Basha në të kaluarën është aktivizuar me shumë skuadra italiane ku më i spikaturi është Torino, ekip me të cilin luajti edhe në Serie A për disa sezone.

Ndërkohë Aramando Sadiku mohoi për mediat oferta të mundshme nga Qarabag apo Galatasary. Sulmuesi i Kombëtares që luan me Zurich në ligën e dytë në Zvicër foli për mediat në Azerbajxhan duke larguar zërat që çojnë te këto skuadra.

Sadiku dëshiron të largohet, por ekipi i tij nuk dëshiron ta largojë pa përfituar një shumë të mirë parash.

Tv Klan