Me mijëra peshq u gjetën të ngordhur në ujërat e lumit Rhine në Zvicër, teksa vala e të nxehtit vijon nëpër Europë.

Autoritetet zvicerane thonë se kanë nxjerrë më shumë se një ton peshq të ngordhur nga lumi dhe po përpiqen që të aplikojnë masa emergjente për të shpëtuar të tjerët.

Vala në rritje e të nxehtit ka ulur nivelin e oksigjenit në ujë duke e bërë të vështirë për peshqit që të mbijetojnë.

Europa po përjeton një valë të tejzgjatur të të nxehtit që ka shkaktuar zjarre masive deri në skajin verior të Rrethit Arktik.

Më i prekuri, sipas asaj që shkruan BBC, është një peshk që gjendet kryesisht në ujërat e nxehta dhe që nis të ketë vështirësi një moment që temperaturat ngrihen mbi 23 gradë Celsius.

Por temperaturat në anën e lumit Rhine në Zvicër janë rritur mbi 25 gradë. E kombinuar me uljen e nivelit të ujit, kjo ka çuar në ngordhjen e mijëra peshqve.

Autoritetet në tre kantone zvicerane që shtrihen përgjatë lumit kanë vendosur pishina me ujë të ftohtë në përpjekje për të ndihmuar ato.

Pavarësisht kësaj numri i peshqve të ngordhur është i lartë.

Peshq të ngordhur janë gjetur edhe në qytetin gjerman të Hamburgut, pasi temperaturat në lumin Alster shkuan mbi 27 gradë.

Në Britani, Agjencia e Mjedisit deklaroi se rreth 6 mijë peshq ngordhën në Essex, Norfolk dhe Suffolk.

/tvklan.al