Ndeshjet e para të Europa League të luajtura mbrëmjen e kësaj të enjteje sollën barazimin e Milan me Manchester United. Takimi i luajtur në Old Traford përfundoi në 1-1. Skuadra angleze shënoi në minutën e 12, ndërsa Milan barazoi 2 minuta pas kohës së rregullt me Simon Kjaer.

Sfida e kthimit në San Siro do të vendosë se cila skuadër do të shkojë në çerekfinale. Ajax i Amsterdamit fitoi 3-0 me Young Boys dhe e sheh veten të kualifikuar.

Arsenal Barazoi në fushën e Olimpiakos. Roma fitoi minimalisht me Shaktjar Donjeck ndërsa Totenham mundi Dinamon e Zagrebit.

Tv Klan