Milanit i duhet të luajë edhe ndeshjen e fundit në Europa League për të parë nëse kualifikohet në fazën tjetër. Fitorja 5 – 2 me Dudelange të enjten në San Siro nuk e mbyll llogarinë.

Një sfidë ku skuadra e Gattuso u gjend edhe në disavantazh për disa minuta, por përmbysi situatën gjatë pjesës së dytë. Takimi i Milan me Olympiacos në Athinë do të vendosë përfundimisht se cili ekip do të ndjekë Betis në fazën tjetër. Arsenal siguroi vendin e parë në grup me fitoren 3 – 0 në fushën e Vorskla. Sukses 4 – 0 për Chelsea ndaj Paok dhe është me pikë të plota pas 5 ndeshjesh.

Në turin tjetër u kualifikuan si fitues të grupit të tyre Salzburg, Zenit dhe Dynamo Kiev. Me tej shkuan edhe Betis, Fenerbahçe dhe Sporting Lisbon. Europa League ka edhe një javë për të zhvilluar.

Tv Klan