Sulmuesi firmos edhe për 1 sezon

Zlatan Ibrahimoviç dhe Milan bënë zyrtare rinovimin e marrëveshjes së re. Sulmuesi ashtu siç është thënë vazhdimisht do të jetë pjesë e ekipit italian edhe për sezonin e ardhshëm.

Kjo do të thotë që Ibra do të luajë mbi 40 vjeç. Shuma që do të përfitojë do të jetë rreth 7 milionë euro. Ai ka qenë një lojtar kyç këtë sezon me Milanin falë golave të tij.

Tv Klan