Këngëtarja Miley Cyrus, në një intervistë për emisionin “The Big Ticket” ka zbuluar një detaj tejet interesant, por edhe të çuditshëm në të njëjtën kohë nga periudha e izolimit.

Ajo u shpreh se gjatë 4 muajve të fundit, i ka larë flokët vetëm dy herë.

“Në katër muajt e fundit mendoj se i kam larë flokët dy herë. Një herë për ju dhe një herë për Elton John”.

Më tej gjatë intervistës, Miley u shpreh se që nga operacioni vokal i kryer në Nëntor të vitit 2019, ajo është munduar të jetë më e kujdeshme. Kjo gjë e ka ndihmuar atë që përqendrojë energjitë e saj në të kënduarit dhe të shkruarit e këngëve.

“Ka qenë vërtet e rëndësishme për mua që nga viti i kaluar, që të jetoj një jetë ndryshe”./tvklan.al