Milot-Thumanë, pikë e zezë aksidentesh



Milot-Thumanë, pikë e zezë aksidentesh

16:10 28/11/2021

Qytetarët nuk respektojnë mbikalimet, në rrugë mungon edhe sinjalistika

Shenjat e aksidenteve në autostradën Milot – Thumanë janë të dukshme përgjatë gjithë rrugës. Megjithatë rreziku vijon të mos konsiderohet nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.

“Janë drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë shpejtësinë e lejuar e ndërsa këmbësoret nuk respektojnë mbikalimet e vendosura posaçërisht për ta”.

Mjaftojnë pak minuta vëzhgim, për të parë sesi përdoruesit e rrugës e rrezikojnë hapur jetën duke kaluar autostradën përmes kangjellave, në një kohë që mbikalimi ndodhet fare pranë.

Një rrezik më vete mbetet edhe përfundimi i autostradës në Milot, ku nga katër korsi, rruga ngushtohet në dy korsi.

“Përfundimi i autostradës në Milot si sinjalistikë të vetme ka disa goma makine apo fuçie që kohët e fundit janë kthyer në burim aksidenti”, raportoi gazetarja.

Ata thonë se situata bëhet më e vështirë gjatë natës, në mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit të nevojshëm.

Tv Klan








Të ngjashme