2 firma aksionere private kanë rikthyer minatorët në minierën e qymyrgurit Memaliaj, që prej 1 janarit të këtij viti. Rifillimi i veprimtarisë punësoi afro 100 punëtorë, ndërsa prodhimi nisi një punë të mbarë, tregtimi i tij mbeti problem për firmat aksionere.

Në dyert e puseve të sektorit të tretë, mbetet stog për një kohë të gjatë një sasi prej 2500 ton qymyrguri. E mbetur në sipërfaqe, kjo sasi produkti kërcënohet për t’u vetëdjegur dhe humbja e saj për firmën është e barabartë me falimentimin.

Me shumë përpjekje, sektori i firmës arriti zgjidhje për tregtimin e qymyrit të prodhuar dhe në çastin kur çdo gjë u vu në vijë, nisën kufizimet e energjisë elektrike. Kufizime që firmës i solli dëmin ekonomik prej 4 milionë lekësh. Edhe në atë kohë kur energjia vjen me luhatje, ajo ka arritur të djegë pajisje dhe makineri të firmës.

Administratorë të firmës kanë bërë kërkesë për lidhjen e një kontrate me KESH-in për mosndërprerje të energjisë elektrike të paktën në këtë sektor.Me gjithë këto vështirësi, specialistët dhe minatorët e kësaj miniere vazhdojnë punën edhe në orët e vona të natës./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti