Në vizitën që Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Turqi shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga disa ministra, por edhe drejtues institucionesh.

Ministrat e pranishëm në Ankara në vizitën dyditore janë ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; Ministrja e Arsimit, Evis Kushi; Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu; Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Me Ramën ka udhëtuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli. Gjithashtu, aty ndodhet edhe Drejtori i Komunikimit të kryeministrit, Endri Fuga.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore në Ankara me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Kreu i ekzekutivit ka paralajmëruar nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe thotë se kjo ngjarje hap një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve./tvklan.al