Në prag të ndeshjes me Norvegjinë, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama, sekretari Starova dhe trajneri Hafizi dha një konferencë për shtyp. Ministri i Kulturës deklaroi sot para gazetarëve plotësimin e të gjitha kërkesave nga ana e Shtetit Shqiptar të bëra nga lojtarët e ekipit tonë kombëtar pas ndeshjes me Greqinë.

Rama theksoi se kujdesi si nga ana e personaliteteve më të larta të Shtetit dhe Ministrisë që ai drejton, përbën një nga prioritetet dhe preokupacionet e veçanta për ekipin kombëtar, i cili sipas tij është një thesar i sportit tonë. U konfirmua zgjidhja e të gjitha problemeve financiare lidhur me premiot që do të përfitohen si dhe ndërtimi i një fushe stërvitje vetëm për ekipin kombëtar.

Trajneri Hafizi riktheksoi dhe një herë gjendjen e mirë psikofizike të futbollistëve dhe konfirmoi përkrahjen që i ka dhënë Shteti ekipit duke e lidhur këtë me rezultatet e arritura. I pyetur nëse Federata ka apo jo objektiva për ekipin Shpresa, Starova veçoi përkrahjen financiare që përfiton ky ekip përkrahje e cila konfirmon dhe prekuopacionin e një institucioni për rritjen e mëtejshme të cilësisë dhe të rezultateve të shpresës shqiptare./tvklan.al

Gazetar: Teodor Keko