Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Intervistë me Ministrin e Rendit Ilir Gjoni, për ngjarjen në Tropojë dhe arrestimin e kryetarit të PD Sali Berisha.

Ilir Gjoni, Ministri i Rendit:- “Përgjigjja është fare e thjeshtë, atë e di gjithkush është ligji. Nëse i referoheni tubimeve për këtë ka një ligj, i cili është miratuar në ’96, pikërisht nga ajo forcë politike, e cila tashmë proteston, prandaj dhe policia do të veprojë në përputhje me këtë ligj”.

Gazetarja:- Ndërkohë si i komentoni ju ngjarjet në Tropojë dhe ndalimin e zotit Berisha disa ditë më parë?

Ilir Gjoni, Ministri i Rendit:- “Ngjarjet në Tropojë, unë sigurisht i quaj ngjarje të rënda për vetë faktin, që element kriminal guxuan të sulmojnë institucionet e shtetit. Ndërsa për ndalimin e zotit Berisha, më vjen keq që zmadhohet kaq shumë, për vetë faktin se ai nuk ka qenë qëllim as i policisë, as edhe i ndonjë force politike, aq më pak edhe i imi. Ndalimi i zotit Berisha erdhi si pasojë e disa informacioneve, që ne kishim, për element të cilët ishin në kërkim nga policia, të cilët mendohej se shfrytëzonin eskortën e zotit Berisha, për t’iu shmangur drejtësisë dhe ligjit”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego