Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë një përditësim të situatës në vend këtë mëngjes. Në një deklaratë thuhet se “shkëmbimet intensive” të artilerisë me raketa u pasua me “luftime të ashpra” gjatë natës në Kharkiv.

Ministria tha se luftimet vazhdojnë në Kiev, por me një intensitet më të ulët. Sipas tyre, trupat ruse kanë hasur me rezistencë të fortë në Chernihiv dhe tashmë Moska po i kalon anash kësaj zone në mënyrë që “të prioritizojë rrethimin dhe izolimin e Kievit”.

Po ashtu theksohet se trupat ruse po vazhdojnë që të avancojnë në Ukrainë përmes zonave të ndryshme./tvklan.al