Ministrja e Drejtësisë në Kosovë deklarohet e pafajshme



Ministrja e Drejtësisë në Kosovë deklarohet e pafajshme

20:16 14/04/2021

Haxhiu: Jemi krenar për veprimet që kemi bërë

Veprime politike dhe jo kriminale i kanë konsideruar të akuzuarit, hedhjen e gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës. Të akuzuarit në atë kohë deputet, Donika Kadaj Bujupi, Pal Lekaj, Besa Baftiu dhe Albulena Haxhiu tash Ministre e Drejtësisë janë deklaruar të pafajshëm.

“E kuptoj aktakuzën dhe e kundërshtoj për faktin se në vitet 2015/16 Kosova është përballë me dy projekte të rrezikshme sepse kanë qenë obligim i yni që të ndërmarrim veprime protestuese në mënyrë që argumentet tona të merren parasysh dhe qëllimi jonë nuk ka qenë kriminal”.

Njëjtë kanë vepruar edhe ish-deputetë tjerë. Sipas aktakuzës së ngritur me 8 prill 2016, Lekaj, Baftiu, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.

Në aktakuzë thuhet se më 19 Shkurt 2016, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Për këto veprime, katër të akuzuarit po dyshohet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tv Klan







Të ngjashme