Miratohet rezoluta për financimet e huaja

Posta

Miratohet rezoluta për financimet e huaja

16:14 06/11/2019

Ish-Ministri i Jashtëm sërish kundër mazhorancës

Rezoluta e propozuar nga Taulant Balla për “Ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dizinformimin” u miratua nga Komisioni i Jashtëm. Balla përmendi sërish rrezikun rus, duke iu referuar edhe hetimeve për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike.

Por ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e kritikoi sërish mazhorancën ku bën pjesë edhe për këtë nismë. Ai i tha kryetarit të Grupit Parlamentar se po ndiqte metoda komuniste.

Pavarësisht debateve, rezoluta u miratua pa asnjë ndryshim, ndërsa Bushati nuk u bë pjesë e votimit.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT