Mirela Kumbaro: 10 librat që më kanë ngjallur një emocion të veçantë

Mirela Kumbaro: 10 librat që më kanë ngjallur një emocion të veçantë

18:49 30/01/2020

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, këtë pasdite ishte ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Këtë fillim viti, Kumbaro e ka shndërruar profilin e saj të Instagramit në një kënd frymëzimi, ku mund të ushqehen me ide, të gjithë ata që bëjnë vazhdimisht pyetjen: Më jep një  titull libri. Ish-ministrja ka publikuar 10 tituj librash, bashkë me nga një histori personale për secilin.

Janë 10 libra që një mënyrë ose në një tjetër, ose më kanë ngjallur një emocion të veçantë, ose më kanë shkaktuar një histori të veçantë, ose një histori e veçantë është bërë le të themi sebep, që unë të shkoj drejt atij libri. Sepse në një farë mënyre, raportin me librat e konsideroj si një raport që shkon përtej letrës. Që nga momenti që të ngjall emocion, ajo është një ngjarje, është sikur ke takuar një njeri. Madje më shumë se kaq në fakt, tani që e mendoj me zë të lartë, është sikur ke jetuar një jetë tjetër. Që do të thotë sa më shumë libra, aq më shumë jetë ke mundësi të jetosh. Kështu që të kesh mundësinë të jetosh disa jetë është një pasuri e jashtëzakonshme, të cilën përveçse libri nuk shoh tjetër kush mund të na e japë kaq fort dhe të na shënjojë”.

Në vitin 2017, kur ishte ministre Kulture, Mirela Kumbaro ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve në nisje të fushatës kombëtare të leximit,“Lëvizjes Kombëtare për Lexim”. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi