Mishi i kuq shkakton dëme në ADN-në e njeriut

Një konsum i tepruar i mishit të kuq, veçanërisht kur është i përpunuar, mund të shkaktojë dëme në ADN-në e njeriut. Një grup kërkuesish ka identifikuar për të parën herë një sërë mutacionesh, veçanërisht tek pacientë që vuajnë nga tumori i zorrës.

Më parë është vërtetuar disa herë që mishi i kuq i përpunuar është një ndër faktorët më ndikues dhe me risk për këtë lloj tumori, që është ndër më të diagnostikuarit në botë. Niveli i lartë i konsumit të mishit të kuq, sallamit e të tjera të këtij lloji, sipas mjekëve dhe rezultateve laboratorike, ka një rol kancerogjen në organizmin e njeriut.

Kësaj here kërkimi ka përfshirë 900 pacientë  të cilët para studimit konsumonin mesatarisht 150 gr mish të kuq të përpunuar e jo, në një ditë.

Në përfundim të studimit ekspertët kanë arritur në konkluzionin se në të tilla raste, dëmet janë verifikuar në genin Kras. Dhe është pikërisht mutacioni mbi këtë gen që mund të shkaktoje kancer.

Klan News