Analizat kimike dhe mikrobiologjike të ujit dalin të pastra

Kjo është një pushimore e sistemit të ujësjellësit Hidrodrini. Të tilla janë 18 sosh, ndërsa nuk është e vështirë mundësia për ta hapur një të tillë. Por menaxheri i njësisë Hidrodrini për Deçan e mohon mundësinë që të mund të jetë helmuar uji në një nga këto pushimore pasi që uji nga aty shkon në rezervuar.

Ky është një nga rezervuarët ku grumbullohet uji dhe klorizohet, ndërsa vetëm nga ky rezervuar furnizohet Deçani dhe 15 fshatra përreth. Ndërsa këta persona janë nga Instituti i Shëndetit Publik të cilët sërish kanë marrë mostrat e ujit për analiza.

Ndonëse uji i pijes ishte dyshimi i parë për helmimet e qytetarëve rezultatet e para të analizave kimike dhe mikrobiologjike kanë rezultuar negative dhe gjithçka është në rregull me ujin. Janë bërë edhe analizat e metaleve të renda.

Pritet të dalin edhe rezultatet e analizave pas mostrave të marra nga qytetarët e helmuar. Ndërkohe në QKMF-në e Deçanit vazhdojnë të kërkojnë ndihme qytetarë me shenja helmimi.

Tv Klan